Një 74-vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj

26 qershor 2025 | 13:29

Një 74-vjeçar është gjetur sot i shtrirë në tokë pa ndjenja në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt tha për Telegrafi se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50.

“Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore”, deklaroi Veseli.

Ai shtoi tutje se bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 26 qershor, shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit me Droga,…