Një anëtare e KQZ-së paralajmëron dorëheqje për shkak të presionit, Kryeziu: Sinjal alarmues

07 dhjetor 2025 | 15:28

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se anëtarja e KQZ-së, Muferea Sinik, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje për shkak të presionit.

Ai ka vlerësuar se ky është sinjal alarmues për ambientin toksik dhe kërcënues nëpër të cilin po kalon organizimi i zgjedhjeve në KQZ.

“Paralajmërimi i znj. Müferra Şinik, anëtare e KQZ-së, se mund të japë dorëheqje për shkak të presionit, është sinjal alarmues për ambientin toksik dhe kërcënues nëpër të cilin po kalon organizimi i zgjedhjeve në KQZ. Ky zhvillim nuk flet vetëm për problemet e brendshme të KQZ-së, por pasqyron edhe klimën e polarizuar politike në të cilën po funksionon ky institucion kushtetues”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kryeziu ka thënë se një gjë e tillë është duke ndodhur për herë të parë.

“Që nga themelimi i KQZ-së, është hera e parë që një anëtare deklaron publikisht se nuk po arrin ta ushtrojë mandatin e saj në mënyrë të përgjegjshme, si rezultat i presioneve politike. Ky paralajmërim duhet të shërbejë si alarm serioz për institucionet shtetërore të sigurisë, por edhe për vetë partitë politike, të cilat – përmes përfaqësuesve të tyre – po kontribuojnë në krijimin e një ambienti të pasigurt rreth procesit zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu,  duke shtuar se është duke u rrezikuar integriteti i KQZ-së dhe besueshmëria në procesin e zgjedhjeve.

“Nëse ky trend nuk ndalet, rrezikohet jo vetëm integriteti i KQZ-së, por vetë besueshmëria e procesit të zgjedhjeve”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe…