
Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina
18 gusht 2022
| 09:07
Një tjetër anije që transportonte drithëra është nisur nga porti Chornomorsk i Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit, në 25, shkruan “Al jazeera”.
Anija “I Maria” ishte e ngarkuar me misër, njoftoi Turqia, dhe shtoi se katër anije të tjera do të mbërrijnë në portet e Ukrainës për t’u ngarkuar me grurë.