Një autobusi urban në Prishtinë i thyhen xhamat për Halloween

31 tetor 2020 | 22:09

Një autobusit të Trafikut Urban i janë thyer xhamat. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në “Facebook“.

Sipas tij, arsyeja e këtij veprimi është festa e Halloweenit.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konfirmohet edhe viktima e tretë me origjinë kosovare nga tërmeti…