
Një banane e ngjitur në mur del në shitje për 120 000 dollarë
09 dhjetor 2019
| 11:27
Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120 000 dollarë.
Puna e realizuar nga Maurizio Cattelan u prezantua javën që lamë pas nga Perrotin, një galeri e artit bashkëkohor, themeluar në Paris.
Titulluar “Comedian”, vepra arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të. Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta”.