
Një burrë gjendet i vdekur në Gjilan
05 mars 2022
| 10:13
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Në raport thuhet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemë Topalla”.
“Rr. Xhemë Topalla, Gjilan 04.03.2022 – 06:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.