Një çerek i popullit e ka votuar Kurtin, tre çerekë të tjerë nuk kanë votuar për të

30 prill 2020 | 08:27

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë se Lëvizja Vetëvendosja po e interpreton gabimisht përkrahjen e popullit. Sipas tij, çereku i popullit ka votuar për Kurtin, ndërsa tre çerekë të tjerë nuk kanë votuar për të. “Është shumë gabim, nuk mund të thirren në emër të popullit, janë retorika zgjedhore, po të mos thoshin që do të shkojmë bashkë, nuk do të votoheshin. Çereku i popullit ka votuar për Kurtin, tre çerekë të tjerë nuk kanë votuar për të, kanë votuar për Vjosën, Kadriun e Ramushin”, ka thënë Gjini në Rubikon.

“Qeveria mund të votohet këtë javë, mund të votohet edhe gjatë vikendit. Jemi marrë vesh që nuk flasim për ndryshim të kufijve. Mendoj se LDK-ja dhe Aleanca kanë qenë më të zëshme në këtë temë dhe kemi pasur pajtim. Nuk besoj se asnjë parti është kundër autoudhës së Dukagjinit, ku kanë mbetur tri qytetet më të mëdha pa u lidhur”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, ka thënë në emisionin DPT…