Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

09 janar 2023 | 10:20

Shkruan: Refik HASANI

Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekad që është larguar në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë. 

Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.

Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar  dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lam pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit.

Ende mbetët për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi si në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare. 

Kjo krahinë shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni  më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën, kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati 90% e banorëve në Henan, një nga provincat më…