Një delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

19 dhjetor 2025 | 11:36

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias, grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës. Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën për hudhjen…