
NJË DITË
DIJE LOHAJ
NJË DITË
Kurdo që të vish,
Mos harro, merri me vete
Flakët dhe gjakun e Prekazit,
Varret në udhëkryq të Çirezit.
Mos ke frikë se ua prish qetësinë.
Merr me vete vaje të grave të Likoshanit,
E dënesje foshnjash nga Llausha.
Mos i mbyll veshët
Me shurdhëri Evrope,
As me pambuk Kosove.
Merr gjymtyrë nga të vrarët e Rahovecit
E mbishkrime nga varret e Reçakut.
Thuaju të mos kenë frikë,
Kujtesë e muzeve të Evropës
Nga shkrumbi dhe hiri
I Kosovës.
(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)