Një ditë para takimit në Tiranë, reagon Vuçiqi

19 dhjetor 2021 | 11:28

Një ditë përpara takimit që do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të “Open Ballkan”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është shprehur se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është e domosdoshme që të bashkohen edhe vendet e tjera.

“Në besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët , por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave. Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara”, u shpreh Vuçiq.

Tre liderët që i janë bashkuar kësaj nisme si presidenti i Serbisë Vuçiq, kryeministri Rama dhe zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, bëjnë me dije se bashkëpunimi për të lejuar levizjen e lirë të njerëzve mes këtyre vendeve do të nxitë tregtinë dhe rritjen ekonomike, raporton dritare.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë përpara takimit që do të zhvillohet në Tiranë…