Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama thërret në takim ministrat dhe deputetët e Tiranës

24 shtator 2025 | 12:07

Një ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë sot (e mërkurë) deputetët e qytetit dhe ministrat e qeverisë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në kryeministri dhe në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, si dhe mbështetja për kandidaten e Partisë Socialiste (PS), Ogerta Manastirliu.

Takimi pritet të shërbejë për koordinimin e strategjisë së PS-së dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për sigurimin e një fushate të suksesshme në kryeqytet, pas largimit të Veliajt, raporton “TV Klan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetar i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa…