Një ditë pasi iu vu shtëpia në zjarr, presidenti i Shri Lankës jepë dorëheqje

09 korrik 2022 | 23:47

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka pranuar të japë dorëheqjen pas një dite dramatike, gjatë së cilës shtëpia dhe zyrat e tij u sulmuan nga protestuesit, dhe shtëpisë së kryeministrit iu vu zjarri.

Në një mesazh natën vonë të përcjellë përmes kryetares së parlamentit, Mahinda Yapa, presidenti i rrethuar nga protestuesit ka thënë se do të largohej nga pushteti më 13 korrik për të “siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit”.

Ishte një fitore historike për protestuesit, që kanë kërkuar të japë dorëheqjen prej muajsh dhe u mblodhën dhjetëra mijëra njerëz, në rrugët e Colombo, të shtunën, ndërsa vendi vazhdon të përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga pavarësia.

Më parë, kryeministri Ranil Wickremesinghe, kishte thënë në një takim të liderëve të partisë se edhe ai do të jepte dorëheqjen sapo të formohej një qeveri e re gjithëpartiake.

Në skena të jashtëzakonshme të shtunën, protestuesit thyen barrierat e policisë dhe u futën në rezidencën zyrtare të presidentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë,…