Një e mitur humb jetën nga goditja e trenit në Klinë

17 shtator 2019 | 16:59

Një vajzë e mitur e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në komunën e Klinës.

Incidenti ka ndodhur të martën në mesditë. Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës është informuar lidhur me një rast,ku dyshohet se një vajzë të mitur e ka goditur treni. Ne vendin e ngjarjes kane dalë policia dhe prokurori. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, përderisa autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të…