Një e mitur zhduket në Fushë Kosovë

11 mars 2022 | 12:48

Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë nga shtëpia e saj në Fushë Kosovë dhe nuk është kthyer që nga data 8 mars.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga nëna e vajzës, dy ditë pas zhdukjes.

“Rr. ‘Dardania’, Fushë-Kosovë, 08.03.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, më 10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e PK-së. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka kompletuar transferimin e basketbollistit, Darius Washingon. Amerikani…