“Një epokë e re për Prizrenin” – Totaj prezanton projektin më të madh në historinë e qytetit

30 shtator 2025 | 22:14

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin më të madh në historinë e qytetit – transformimin e Bazhdarhanës dhe lagjeve përreth – që do ta shndërrojë këtë zonë në një qendër moderne për qytetarët.

“Një epokë e re për Prizrenin po nis. Projekti i transformimit të Bazhdarhanës është investimi më i madh në historinë e qytetit tonë dhe do ta kthejë këtë zonë në zemër moderne të Prizrenit” – tha Kryetari Totaj.

Ai shtoi se ky projekt do ta ndryshojë rrënjësisht hapësirën urbane përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”:

“Do të ngrihet ndërtesa e re moderne e Komunës së Prizrenit, do të krijohen hapësira të gjelbra, sheshe për familjet dhe fëmijët, një auditorium me 800 ulëse, si dhe 500 vendparkime nëntokësore”.

Në përfundim, Kryetari Totaj theksoi vizionin e tij për të ardhmen:

“Ky investim do t’i japë qytetit tonë frymë të re kulturore, shoqërore e komunitare, duke hapur rrugën drejt Prizrenit modern 2025-2029″.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me me…