Një fëmijë vdes dhe tre të tjerë dërgohen në emergjencë si pasojë e zjarrit në një shtëpi në Prizren

30 dhjetor 2025 | 12:22

Një fëmijë i moshës një vjeç ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë dërguar në emergjencë si pasojë e zjarrit që ka përfshirë të martën një shtëpi banimi në Prizren

Lajmin për “teve1.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, ka thënë ai.

Për rastin ka folur edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Ai për “teve1.info” ka thënë se në shtëpinë e cila u përfshi nga zjarri kanë qenë nënë me katër fëmijë, ku njëri nga ta ka humbur jetën.

“Në shtëpi kanë qenë nëna së bashku me katër fëmijë, tre prej të cilëve janë shpëtuar përderisa fëmija i vogël ka humbur eten, gjë të cilën e kane konfirmuar mjeket e emergjencës. Me të marrë lajmin ekipet policore, hetuesit, zjarrfikësit, preventiva dhe prokurori kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes, është fike pothuajse në tërësi zjarri dhe janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore për të vërtetuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje zgjedhjeve në Kosovë dhe fitores…