Një fshat i tërë kthehet në hotel

19 dhjetor 2019 | 11:22

Një fshat i vogël malor, i mbuluar nga gjelbërimi, ka ndërtesa që kanë mbetur të paprekura për shekuj të tërë, por rrezikonte të kthehej në fshat-fantazmë.

Fshati i quajtur Corippo, në kantonin italian të Zvicrës jugore, duket sikur ka dalë nga ndonjë përrallë. Megjithatë, banorët po përballen me një realitet të hidhur.

Dikur një komunitet fermerësh me 300 banorë, sot Corippo ka mbetur me vetëm 12, 11 prej të cilëve janë mbi 65 vjeç. Të vetmet veprimtari ekonomike janë një bujtinë dhe një restorant i vjetruar. Kjo ide është vërtetuar si e suksesshme në Itali dhe mund të vërë në punë 30 nga 70 ndërtesat e fshatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit. Mbrojtësi shkodran,…