Një futbollist i Gjermanisë infektohet me Covid

25 mars 2021 | 15:31

Një lojtar nga ekipi kombëtar gjerman doli pozitiv për Covid-19. Lajmi njoftua nga Federata Gjermane e Futbollit, duke deklaruar se futbollisti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, është asimptomatik dhe është futur në izolim.

Sipas raporteve nga “Bild”, lojtari pozitiv është Jonas Hofmann, mesfushori i Borussia Moenchengladbach, dhe se lojtarët e tjerë “janë të mbyllur në dhomat e tyre”.

Gazeta gjermane raporton gjithashtu se “ka shumë të ngjarë që lojtarët të tjerë të rezultojnë të infektuar para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim…