Një grua në Klinë sulmohet fizikisht nga vëllai dhe kunata

20 korrik 2025 | 13:55

Një grua në Klinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij, si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

Të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima f/k dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë një moment…