Një grua raporton se u dhunua seksualisht për tre vite radhazi, nuk ka të arrestuar

14 janar 2023 | 09:16

Policia e Kosovës raporton se një femër kosovare është dhunuar dhe mbajtur me forcë nga një person që nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Viktima raporton se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia ender nuk ka arrestuar të dyshuarin dhe rasti po zhvillohet në hetime.

“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka shënuar fitore ndaj Juventusit, me rezultat 5-1, në…