
‘Një hap kyç drejt integrimit evropian’, Ambasada gjermane i gëzohet suksesit të Gjykatës Kushtetuese
03 mars 2025
| 16:01
Para disa ditësh, Kosova mori një lajm goxha të mirë.
Institucioni kryesor i drejtësisë së shtetit është pranuar si anëtare me të drejta të plota në mesin e gjykatave evropiane.
Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese është bërë pjesë e plotë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.
Kësaj arritje i është gëzuar fort edhe Ambasada e Gjermanisë.
Përmes një postimi në “Story” të “Facebook”-ut është thënë se ky është një hap kyç drejt integrimit evropian.
Po ashtu, kjo ambasadë ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin edhe ish-kryetarja Gresa Caka-Nimani.
Gjithashtu në postim është shprehur kënaqësia e bashkëpunimit edhe me kryetarin aktual, Nexhmi Rexhepi.