Një hap larg Botërorit, Bedri Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vokrri”
26 mars 2026
| 23:22
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar “Dardanët” pas fitores ndaj Sllovakisë.
Përmes një postimi, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së radhës.
“Tani ëndrra jonë duhet të bëhet realitet edhe në Prishtinë. Të martën, në ‘Fadil Vokrri’, të gjithë bashkë për hapin e madh drejt Botërorit. Urime dhe forca, Kosovë!”, ka shkruar ai.



