Një haxhi nga Kosova vdiq në Qabe

01 qershor 2025 | 12:10

Një haxhi nga Kosova ka vdekur në Qabe, ka njoftuar hoxha Abdullah Shaqiri.

“Në këto ditë më të mira të Dhulhixhes dhe në vendin më të shenjtë për muslimanët, Qabe e bekuar në Mekë, ka ndërruar jetë haxhiu nga Vushtrria, Avdi Jusufi. Allahu e mëshiroftë e shpërbleft me Xhenet e familjes Zoti ua shtoftë durimin.”

Ai do të varroset sot me namazin e drekës.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka…