Një i burgosur arratiset nga Dubrava
11 prill 2020
| 09:56
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i burgosur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur në Dubravë. Në një komunikatë dërguar mediave, ShKK-ja ka njoftuar se i burgosuri ishte i dënuar me një vit burgim për vjedhje të rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H. T. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q. K. Dubravë. H. T. ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë.



