Një i burgosur diagnostikohet me HIV/AIDS

01 dhjetor 2025 | 21:49

Veç 3 ditë para shënimit të ditës ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, listës së qytetarëve të infektuar me këtë sëmundje ngjitëse iu shtua një i burgosur.

Ky evidentim rishtas rrit shifrën e infektuarve me HIV përgjatë 2025-ës në 31.

Brenda këtij viti janë shënuar edhe 6 vdekje, 4 nga ta në klinikën infektive, derisa krejt këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze të akterëve shëndetësorë, raporton klankosova.

Së fundmi vërehet se përqindjen më të lartë të të prekurve me HIV e përbëjnë burrat të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat.

Në Kosovë rasti i parë me HIV është regjistruar me 1986, dhe që nga atëherë e deri më tani në vend janë diganostikuar 246 raste derisa përgjatë kësaj periudhe kanë vdekur 57 nga ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova pritet të jetë…