Një i paraburgosur ndërron jetë në Qendrën e Paraburgimit, ShKK: Autopsia do të përcaktojë shkakun

08 shtator 2025 | 23:18

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me inicialet L.S., ka vdekur sonte.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, theksohet se autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia do ta vërtetojë shkakun.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet L.S.

Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.

Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i Gjeopolitikës dhe Sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se…