Një i shëruar dhe 4 raste të reja me Covid sot në Malishevë

15 janar 2022 | 16:23

Sot në territorin e Komunës së Malishevës 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2821 raste, prej tyre 2690 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 46 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 77 deputetë të pranishëm në Kuvend, 76 vota kanë…