
Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid në Kosovë
26 qershor 2021
| 15:29
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën 11 raste të infektimit me Covid-19 pas testimit të 1,658 mostrave.
Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 26 qershor janë shëruar gjashtë pacientë nga Covid-19, derisa raste aktive janë 170.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,725 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,257 kanë vdekur.
Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 157,338 persona.