Një i vdekur dhe 18 raste të reja me Covid në Kosovë

22 qershor 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 165.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11 kombëtare nga sot e kanë siguruar kualifikimin tutje në…