Një i vdekur dhe 19 raste të reja me Covid

03 prill 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohoren janë raportuar 19 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 33 persona.

“Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860, Në total numri i rasteve aktive është 555”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerët angazhues të FC Barcelona kanë ratifikuar marrëveshjen e sponsorizimit…