
Një i vdekur dhe 424 raste të reja me Covid
12 janar 2022
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person nga Covidi dhe janë paraqitur 424 rate të reja me koronavirus.
“Nga 6 360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 284. Në total numri i rasteve aktive është 2 417”, ka njoftuar MSh-ja.