
Një i vdekur dhe 483 raste të reja me Covid
18 gusht 2022
| 12:55
Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa janë regjistruar 483 raste të reja, teksa janë shëruar 1,196 pacientë. Numri i rasteve aktive me Covid në vend është 4,847 raste.