
Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës
21 gusht 2025
| 08:16
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i sotëm në Dollc të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.