Një i vdekur e katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë

09 korrik 2025 | 14:16

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar nga hetuesit e trafikut.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Rasti ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, potencoi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin…