Një i vdekur në Rrugën B në Prishtinë

09 maj 2025 | 16:51

Para pak minutash në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, pasi një person dyshohet se ka therur veten për vdekje pasi paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij.

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda organit të hetuesisë, dyshohet se një person pasi ka lënduar të dashurën e tij me thikë, është vetëlënduar poashtu me thikë dhe nga plagët e marra ka vdekur.

Dyshohet se e dashura e tij ka pësuar disa lëndime të lehta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot…