Një i vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Nju Jork

11 qershor 13:36

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, kanë njoftuar zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.

Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka deklaruar  se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll.

Cuomo ka thënë se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.

Sipas tij, njerëzit që ishin në ndërtesë kanë treguar se ndërtesa është dridhur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Feronikelit, kundërshtarin për garat ndërkombëtare e ka mësuar edhe…