Një javë e ngjeshur e Rekës me takime në Nju-Jork, takon edhe përfaqësuesin e Turqisë në OKB

07 shtator 2023 | 19:42

Një javë e ngjeshur me takime e shefit të Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadorit Blerim Reka.

Sot, ai ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në OKB.

“Një takim miqësor me ambasadorin Sedat Önal, përfaqësues i përhershëm i Turqisë në OKB”, ka shkruar Reka mbi foton e publikuar në “Facebook”.

Në dy ditët e fundit, ambasadori Reka ka takuar edhe përfaqësuesin e Salvadorit në OKB, ambasadoren Egriselda López, dhe përfaqësuesin e përhershëm të Mauritanisë në OKB, Sidi Mohamed Laghdaf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ka nisur…