
Një javë pas sulmit terrorist në veri, Jarinja e Bërnjaku ende të mbyllura
02 tetor 2023
| 08:29
Kanë kaluar më shumë se një javë që nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Nga dita e sulmit terrorist më 24 shtator dy pikat kufitare në veri të Republikës së Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme shihet se edhe këtë të hënë në këto dy pika ende nuk ka qarkullim dhe vazhdojnë të jenë të mbyllura.
