Një javë pas tërheqjes së themeluesve, emërohet drejtuesi i ri i “Instagram”-it

02 tetor 2018 | 11:20

Një javë pasi bashkëthemeluesit e “Instagram”-it kanë dhanë dorëheqjen, është emëruar sot edhe drejtuesi i ri i aplikacionit mjaft popullor të shpërndarjes së fotove.

 Bëhet fjalë për Adam Mosserin, i cili iu bashkua “Facebook”-ut që në vitin 2008 dhe ka punuar si mbikëqyrës i “News Feed”-it, duke qenë shumë pranë Shefit Ekzekutiv Marc Zuckerberg.

Së fundi Mosseri kishte qenë zëvendës president i “Instagram”-it, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi, mbikëqyrja e funksionimit dhe rekrutimi i drejtuesve të rinj në një sërë pozicionesh.

Bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger, njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe shefi teknik i “Instagram”-it, dhanë dorëheqjen javën e kaluar, doke mos dhënë shumë sqarime për këtë veprim.

Largimi i tyre nga “Instagram”, gjeneratori më i shpejtë i të ardhurave në “Facebook”, ndoqi dorëheqjen e Jan Koum, bashkë-themeluesin e aplikacionit për mesazhe në “Facebook”, “WhatsApp”./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e…