Një këmbë në Europë, një në Rusi – Vuçiç: Do të shkoj në Moskë më 9 maj, ia kam dhënë fjalën Putinit

02 maj 2025 | 00:39

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por ai tha se do të shkojë në Moskë më 9 maj.

Ai tha se ia ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj, dhe se Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet prej saj. Dy deklarata që mesa duket kontradiktojnë njëra-tjetrën.

“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë”, tha Vuçiç.

“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve”, shtoi më tej ai.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të…