
Një litër vaj 3.49 euro, Musliu: Ky është krim, a ka inspektorë ky vend?
10 mars 2022
| 12:45
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas shtrenjtimit të vajit në Kosovë.
Ajo ka thënë se rritja e çmimit të vajit është krim, i cili sipas saj është duke ndodhur me lejen e Qeverisë Kurti.
Musliu ka pyetur se a ka Kosova inspektorë për ta ndalë abuzimin e rritjes se çmimeve.
“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaquar me situatën në teren. A ka inspektor ky vend qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.