
Një makinë shtypi për vdekje katër fëmijë, tre të tjerë mbetën të lënduar
Gjatë orëve të pasdites, në Outland të Sydneyt shtatë fëmijë që po ngisnin biçikleta skaj një rruge, janë përplasur nga një veturë që kishte dalë prej kontrolli.
Në mesin e tyre, katër kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë me lëndime të konsiderueshme.
Shoferi i veturës që ndaluar skaj rruge, i është nënshtruar testit për alkool, që ka treguar se ishte mbi normën e lejuar të pijes dhe u arrestua nga mbrojtësit e rendit.
Për t’i ndihmuar fëmijët e lënduar, shkoi menjëherë një autoambulancë, ndërsa zona u bllokuar për ta lejuar intervenimin.
Mësohet se ata ishin nisur për të blerë akullore kur u përfshinë në aksident, ndërsa të gjithë janë të moshës nën 12-vjeçare, shumica nga e njëjta familje.
Të afërmit e tyre janë mbledhur rreth zonës së bllokuar, ndërsa policia mundohet t’i ngushëllonte dhe t’i largonte prej aty. /Epoka e re/