Një mesazh me buzëkuq në pasqyrë, ja si e uroi Ilnisa Eglën për ditëlindje

04 prill 2024 | 11:35

Egla Ceno feston sot ditëlindjen dhe në një mënyrë aspak të zakontë, të izoluar në dhomën e bardhë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Egla Ceno feston sot 47-vjetorin e lindjes. Aktorja e njohur këtë ditëlindje do t’a festojë në një mënyrë aspak të zakontë, të izoluar në dhomën e bardhë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” së bashku me Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin.

Gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e bardhë nuk kanë munguar debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit. Meritoni akuzon Eglën se është ajo që i solli në këtë dhomë, ndërsa Ilnisa mbështet mendimin e partnerit të saj.

Kjo ka bërë që Egla të shpërthejë ndaj çiftit, duke i thënë se janë të lig dhe se ajo do preferonte ta kalonte vetëm ditëlindjen sesa me ata të dy.

Ndërkohë Ilnisa me një buzëkuq ka marrë dhe ka shkruar një urim në pasqyrë për Eglën, ku shkruan: “Lojtare e varfër edhe 100”. Aktorja ia kthen: “Mjerë ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 100 noter në…