Një miliarder australian do të ndërtojë “Titanikun II”

24 tetor 2018 | 13:15

Nëse “Titaniku” ishte një anije që konsiderohej e pambytshme, “Titanik II” është një ide e parezistueshme.

Gjashtë vite pasi manjati australian i minierave, Clive Palmer ka thënë se do të ndërtonte një kopje të Titanikut, e tri vite pasi ai i pezulloi punimet për projektin për shkak të problemeve me paratë, Palmer ka bërë me dije se puna do të rifillojë.

Ndërtimi i anijes, që do të ketë të njëjtin dizajn të brendshëm dhe modelim kabinash, si ajo origjinale, bashkë me sallën e vallëzimit dhe tualetet turke, ka qenë një ëndërr e hershme e Palmerit, një biznesmen australian dhe politikan konservator.

Muajin e kaluar, ai ka njoftuar se puna do të rifillonte dhe se, pasi të bëhej gati, anija do të bënte të njëjtin udhëtim përurues me Titanikun origjinal.

“Anija do të bëjë udhëtimin origjinal, do të mbajë pasagjerë nga Southampton në Nju Jork, por ajo edhe do t’i bjerë rrotull globit duke frymëzuar njerëzit, ndërsa do të tërheqë një vëmendje që nuk mund të ketë rivalë, intriga dhe mister në çdo port që do të vizitojë”, ka deklaruar Palmer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja ruse, ndryshe njihet edhe si rivalja kryesore e Kim…