Një minutë heshtje në gjithë Kosovën për viktimat e gjenocidit serb të Srebrenicës

11 korrik 2020 | 09:31

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që sot të mbahet një minutë heshtje në gjithë Kosovën për Masakrën e Srebrenicës së Bosnjës, në 25 vjetorin e saj.

Edhe Kuvendi i Kosovës dje mbajti një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb, por Lista Serbe refuzoi të qëndronte në sallë.

“Takimi u mbajt në prag të 25 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të…