Një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte në Burim të Malishevës

14 gusht 2025 | 11:57

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar për “lajmi.net”, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja fitoi Superkupën e Evropës pasi mposhti me penallti Tottenhamin.…