Një muaj paraburgim për shtatë zyrtarët e dyshuar për korrupsion
21 dhjetor 2025
| 08:14
Shtatë zyrtarët e lartë të dyshuar për përfshirje në korrupsion janë arrestuar para dy ditësh në një operacion të madh antikorrupsion të Prokurorisë Speciale dhe AKI-së.
Në mesin e të dyshuarve janë gjyqtari i Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I.
Për të njëjtën çështje, dje Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjet penale.
Masa e paraburgimit u caktua për një muaj.



