
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçarit dje në Mitrovicë
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur dje në Mitrovicë. Si pasojë e të shtënave me armë ngjarja e djeshme tragjike ka shokuar të gjithë vendin.
Të dyshuarit për vrasje dhe plagosje në këtë rast i është shqiptuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë.
“Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Mitrovicë.