Një një studim i munguar në fushën e dijes ndër ne

20 qershor 2025 | 11:59

Prof. Dr. Murat Meha, KUFIRI I SHTETIT TË KOSOVËS – Studim dhe dokumente, Artini, Prishtinë, qershor 2025.

 

Shkruan: Prof. Dr. Ibrahim Gashi

Pas një pune disavjeçare hulumtuese profesori universitar Dr. Murat Meha, ekspert i njohur ne fushën e gjeodezisë solli për lexuesin kosovar dhe jo vëtëm  studimin monografik “Kufiri i shtetit të Kosovës – Studim dhe dokumente” për të cilin, edhe nga nje lexim me siperfaqësor,  mund të konkludohet se bëhët fjalë për një trajtim të thelluar dhe të argumentuar shkencërisht të procesit kompleks të përcaktimit territorial të shteteve në përgjithësi dhe caktimit të kufirit të shtetit të Kosovës, në veçanti, si një ndër elementët themelorë të shtetësisë dhe sovranitetit të saj.

Autori, i njohur për kontributet e tij në fushën e gjeodezisë, ofron një analizë të problematikës studimore në fjalë, bazuar në dokumente historike, kritere ligjore dhe praktiken ndërkombëtare. Në një kontekst kohor dhe politik ku kufijtë e Kosovës kohet e fundit qenë objekt debatimesh të nxehta politike por edhe brengosje ndërkombëtare, kjo vepër vjen si një burim i domosdoshëm për studiuesit, vendimmarrësit dhe opinionin publik.

Libri është i strukturuar në shtat kapituj të cilet ndjekin metoden shkencore kronologjike dhe përmbajtësore të evolimit të temës në fjalë. Në kapitullin e parë Metoda e përcaktimit të territoreve dhe ndarja e tyre, autori më një kompetencë shkencore, në mbështetje të literaturës dhe burimeve përkatëse më të fundit ka analizuar aspekte historike, gjeopolitike dhe teorike, duke filluar nga definime mbi llojet e kufijve, spjegime historike si u percaktuan kufijtë e Perandorive të mëdha në histori. Për periudhen e krijimit të shteteve moderne ne Evropë autori ka analizuar dhe sjellur për lexuesit përmbajtjen e Konventave dhe teorive ndërkombëtare mbi kufijt, më theks të veçantë Konventen e Montevideos si dhe teorit klasike dhe moderne te përcaktimit të kufirit dhe efektet e tyre në përcaktimin e kufijëve përgjithsisht. Në pjesen e fundit të këtij kapitulli autori, për të ilustruar gjithë pjesën teorike ka sjellur shumë raste studimore më karakteristike sa i takon procesit të përcaktimit të kufijëve, veçmas në përiudhen e dekolonizimit, duke fillluar Kufiri Kosta Rika – Panama, Kufijtëve të disa shteteve në Afrikë dhe Azi, Kufiri Izrael – Jordani, KufiriKinë-Nepal, Kufiri Irak – Kuvajt, Kufiri Etiopi – Eritre, Kufiri Kamerun – Nigeri, Kufiri Burkina Faso – Mali dhe raste të tjera.

Në kapitullin e dytë, “Pavarësia e Shqipërisë dhe kufijtë e saj” është trajtuar Konferenca e Londrës 1912/1913, dhe vendimet e saj sa i takon përcaktimit të kufitrit verior dhe verilindor të Shqipërisë I cili pati pati për epilog fatkeqësinë e madhe të Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare të cilat ngelën jasht kufirit të shtetit të ri shqiptar duke u përfshinë në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi. Është përshkruar mjaftë mirë edhe situata e nderkombëtare e krijuar pas mbarimit të L.I.B dhe refleksionet e saj në çështjën e konfirmimit të shtetësisë së Shqipërisë dhe kufijëve të saj në kuadrin e Konferencës së Paqës së Parisit.

Në kapitullin e tretë dhe të katërt “Kufijtë sipas Kushtetutës së Jugosllavisë deri në shpërbërjen e saj” dhe “Kufijtë e shteteve nga shpërbërja e RSFJ”, autori Meha në mënyrë pas analizës së të gjitha dokumenteve juridike ka ofruar për lexuesin profesionist dhe jo vetëm bazën juridike- kushtetuese mbi të cilën shpërbëhet shteti i RSFJ-së. Me Kushtetutën e vitit 1974, kanë qenë të njohur kufijtë e secilës njësi federative veç e veç, duke e pamundësuar ndryshimin e tyre në mënyrë të njëanshme. Ky fakt anipse i sjellur vonë ishte shumë i rëndësishëm: Serbia nuk mund të vendoste dhe të ndryshonte kufijtë e Kosovës. Në mbështetjë të Kushtetutës së vitit 1974, Kosova e kishte aprovuar territorin me komunat administrative. Komunat, siç e konstaton më të drejtë autori, konform kushtetutës, “kanë menaxhuar dhe administruar territorin e tyre deri në çdo pikë të vijës kufitare me ish-republikat fqinje”. Mbi këtë premisë juridiko-kushtetuese Komisioni Badinter, thekson autori, ka njohur territorin dhe kufijtë e republikave, rrjedhimisht, edhe kufijtë e krahinave të ish-RSFJ-së sipas Kushtetutës së vitit 1974. Duke argumenuar këtë logjikë të vendimarrjës autori ka sjellur edhe shembuj simetrik sa i takon vendimarrjes ndërkombëtare mbi kontestet kufitare në ish-Jugosllavi. “Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Hagës, në vendimin e saj, më 29.06.2017, thotë së kufiri Kroaci-Slloveni duhet të përputhet me “vijën kadastrale të zonave kadastrale kufitare….”. Të njëjtat parime dhe dokumente ka përdorë edhe komisioni për caktimin e vijës kufitare Kosovë -Mal i Zi”.

Kapitulli i pestë, i cili përbën pjesën kurrizore të këtij studimi i titulluar: “Kufijtë e Kosovës me fqinjët”, shtjellon gjerësisht dhe në mënyrë të detajuar procesin e kufizimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi dhe Kosovës dhe Serbisë. Sipas autorit të këtij studimi “Kufiri i Kosovës ligjrishte është mbi bazën kadastrale dhe të drejtën ndërkombëtare, i trashëguar sipas kushtetutës së RSFJ-së dhe të Kosovës të vitit 1974, derisa kufiri, që ndan Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, është ish-kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbe-Korate-Sllovene. Ky kufi është nga konferenca e Londrës 1912/1913, i zbatuar që nga pavarësmi i Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 dhe i demarkuar – i shenjuar në terren në vitin 1926”.

Në të njëjtin kapitull flitet edhe për kufirin me Serbinë, i cili është i papërfunduar. Marrëveshja në Bruksel në vitin 2013 sipas autorit e obligoi Kosovën dhe Serbinë të caktojnë vijën kufitare në gjashtë pika, të domosdoshme për ndërtimin e vendkalimeve kufitare. Gjashtë pikat në kufirin Kosovë-Serbi janë vendosur edhe në terren, nga komisionet e ndërsjella politike dhe profesionale, si dhe në prani të përfaqësuesve nga BE e KFOR. Për këtë rast janë paraqitur, interpretuar e krahasuar dokumentacionet nga të dyja palët.

Në kapitujt e fundit, i gjashti: “Analizë e dokumentacionit zyrtar të kufijve të Kosovës” dhe i shtati: “Baza ligjore dhe standardet për matjen e kufijve dhe llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës”. autori me nje kompetence dhe profesionalizem të admirueshem ka analizuar shumë më kujdes dhe në detaje gjithe dokumentacionin ekzistues dhe mbi rezultatet e këtij hulumtimi ka konstatuar: “Kufijtë e Kosovës me fqinjët e saj janë trashëguar nga shteti i RSFJ-së. Sipas ligjit për kadastër, standardeve për matjet gjeodezike dhe ligjit për organizimin territorial, janë matur në terren me saktësi centimetrike, u realizua paraqitja hartografike edhe në sistemin GIS”. Në kapitullin e fundit pra të shtatin kur autori analizon standardet për matjen e kufijve dhe llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës, ai vie ne perfundim se “Në punimet për kufirin, ndërlidhen tre komponentë: a) tekstualë dhe përshkrues; b) harta, si paraqitje hartografike e terrenit ku shtrihet kufiri; c) baza digjitale e të dhënave dhe vizualizimi i dy komponentëve të parë. Harta kadastrale është paraqitja zyrtare më e saktë e vijës së brendshme kufitare në gjithë ish-RSFJ-në”.

Duke e respektuar natyren dhe standardet e këtij studimi autori librin e ka shoqëruar edhe me nje numer te madh te skicave, hartave gjeografike, topografike, ushtarake dhe politike per te ilustruar edhe ne menyre vizuele çështjen e përcaktimit, shenjëzimit në terren dhe implementimit te marreveshjeve mbi kufijt ndershtetëror ndër vite.

Si perfundimi libri “Kufiri i shtetit të Kosovës – Studim dhe dokumente” të cilin po e promovojmë sot është një studim i munguar në fushën e dijes ndër ne që trajton një temë sa aktuale aq edhe komplekse e sensitive. Thenë më pak fjalë, libri është një përpjekje serioze dhe një arritje solide e autorit për të sjellur tek lexuesi një studim brilant, të sakt nga ana faktografike dhe kritik. Për të gjithë lexuesit pa dallim libri do të shërbej si një doracak ku mund të gjenden edhe informacione encikolopedike por edhe persiatje të thelluara shkencore.

Në fund autorit, Prof. Dr. Murat Meha i dëshirojmë shendet fizik dhe energji mendore që të na sjellë në të ardhmenen edhe shume studime të tilla kompetente e të avancuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…